Delet “pushtojnë” bazën e Kuçovës, në pritje të investimit 50 milionë dollarë të NATO-s - Bota Sot
Delet “pushtojnë” bazën e Kuçovës, në pritje të investimit 50 milionë dollarë të NATO-s

Shqipëria

Delet “pushtojnë” bazën e Kuçovës, në pritje të investimit 50 milionë dollarë të NATO-s

Më: 21 prill 2019 Në ora: 12:51
Baza e NATO-s, Kuçovë

Përveç avionëve të vjetër kinezë e rusë, në bazën ushtarake të  Kuçove, sot ka edhe dele. Pranë formacionit hijerëndë, që  dikur u formua për të mbrojtur hapësirën ajrore shqiptare, barin e mbirë në pistë e hanë delet, të cilat kullosin të pashqetësuara dhe pse një gjë e tillë është e ndaluar.

Gazetarja e Top Channel pyet një bari nëse ai i fut delet në bazën ushtarake, por ai e mohon. “Jo, jo unë. Është një tjetër. Nuk e di se kush është”, përgjigjet bariu. Pas kamerave barinjtë e zonës që duket se e dinë mirë kush është i zoti i tufës thonë se delet i përkasin dikujt që ka njohje të forta në bazë.

Në pritjet të investimit prej 50 milionë dollarë të NATO-s për modernizimin e bazës duket se askush nuk kujdeset të paktën për imazhin. Pas investimit kjo bazë do t’i shërbejë Shqipërisë si dhe do të mbështesë operacionet ajrore të NATO-s për furnizim, mbështetje logjistike, mbikëqyrje ajrore, trajnime dhe ushtrime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...