Presidenti Meta priti shqiptaret e Arbanasit e Zarës (Zadar), Kroaci

Shqipëria

Presidenti Meta priti shqiptaret e Arbanasit e Zarës (Zadar), Kroaci

Nga: Beqir Sina - Tiranë  Më: 24 prill 2019 Në ora: 17:56
Presidenti Meta priti shqiptaret e Arbanasit e Zarës (Zadar), Kroaci

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, një grup i shqiptarve të  Arbanasit Zarës (Zadar), Kroaci po viziton Shqipërinë.

Në pikën kufitare të Muriqanit shqiptarët e Arbanasit u pritën nga Protokolli i Presidentit Meta, këshilltari për Ballkanin dhe diasporën Ambasadori Flamur Gashi , këshilltari i Presidentit Dritan Ylli dhe Fatjon Kodra.

Në njërën nga Bashkitë më të mëdha në vend dhe qytetin ku të parët e tyre u shpërngulën 300 vjet më parë në Shkodër - Arbanasit e Zarës (Zadar), Kroaci u pritën ngrohtësisht nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Adem’i dhe qëndruan në Hotelin luksoz Grand Europa Resorts në Velipojë.

Ndërsa, në takim në Presidencë ku mori pjesë dhe Ambasadoria e Kroacisë - Presidenti Meta theksoi se rrënjët shqiptare të arbanasve që jetojnë në Zarë (Zadar), janë të një rëndësie të veçantë për marrëdhëniet midis dy vendeve. "Në këtë rajon" - vijoi ai - "vështirë të gjejmë dy vende të tilla si Shqipëria dhe Kroacia, të cilet ndajnë të njëjtat rrënjë dhe të njëjtën frymë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat