Të rinjtë e opozitës me këpucë në dorë para Parlamentit - Bota Sot
Të rinjtë e opozitës me këpucë në dorë para Parlamentit

Shqipëria

Të rinjtë e opozitës me këpucë në dorë para Parlamentit

Më: 25 prill 2019 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Krahas protestës së lajmëruar pasditen e sotme në orën 18:00, të rinjtë e forumeve rinore të PD dhe LSI-së kane nisur një tubim simbolik para godinës së Parlamentit.

Simbolika e protestës është largimi i të rinjve shqiptarë nga vendi, si pasojë e keqqeverisjes, sipas opozitës.

Të rinjtë simbolikisht kanë vendosur përpara Parlamentit 200 këpucë me flamujt e vendeve të BE, ku kane emigruar të rinjtë shqiptare, duke ikur nga varfëria dhe pasiguria e krijuar në vend.

Të rinjtë mbajnë në duar parrullën “Ti Shqipëri s’më jep nder, me jep emrin mërgimtar”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...