Cakaj në Austri, takon homologen austriake. Diskutohet integrimi në BE

Shqipëria

Cakaj në Austri, takon homologen austriake. Diskutohet integrimi në BE

Më: 26 prill 2019 Në ora: 12:34
Gent Cakaj

Gent Cakaj, ministër në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme po zhvillon një vizitë njëditore në Austri.

Gazetari Muhamed Veliu, i cili po e ndjek nga afër këtë vizitë, bëri me dije se ministri “ka nisur një vizitë njëditore në kuadër të një turi lobimi që do të ndërmarrë në të gjitha kryeqytetet e Evropës për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë”.

Sipas gazetarit, ambasadorja austriake ka vlerësuar reformat e deritanishme të Shqipërisë dhe ka mbështetur integrimin e vendit tonë në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat