Reforma në Drejtësi, garancia e barazisë së qytetarëve në gjykata

Shqipëria

Reforma në Drejtësi, garancia e barazisë së qytetarëve në gjykata

Më: 26 prill 2019 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Gjatë takimit të zhvilluar në qytetin e Shkodrës në kuadër të ciklit të takimeve “Bashkia që Duam”, Kryeministri Edi Rama inkurajoi qytetarët që të shprehin shqetësimet dhe ankesat e tyre në platformën “shqiperiaqeduam.al”.

Pasi u njoh me disa nga rastet e zgjidhura, Kryeministri u shpreh se platforma e bashkëqeverisjes jo vetëm mundëson zgjidhjen e problemit, por vendos edhe para përgjegjësisë edhe ata punonjës të cilët nuk sillen siç duhet me qytetarët.

Sipas Kryeministrit Rama, Reforma në Drejtësi do të siguroi barazi për të gjithë qytetarët në Gjykata.

“Edhe mua kur më shkruajnë mesazhe, gjithnjë kur kanë një mesazh konkret unë i çojë vetë te “shqiperiaqeduam.al”, aty është përgjigja që mund të jap qeveria. Ka raste qe vjen përgjigja se nuk mund të ndërhyjmë dot se çështja është në gjykatë, kur çështja është në gjykatë ne nuk futemi dot, nuk kemi si ta bëjmë. Portali nuk është Gjykatë. Për këtë po bëjmë Reformën në Drejtësi. Për këtë duam që gjykatat të fillojnë të funksionojnë për të gjithë njësoj. Për këtë duam që ata që janë mësuar që të fusin duart nëpër xhepa në gjykata të largohen, por ne nuk mund të bëjmë gjykatësin sidoqoftë. Vetëm në këto raste, platforma të përgjigjet që është jashtë mundësive tona për të ndërhyrë. Mos u dorëzoni dhe mos humbni kohë, por drejtohuni platformës, se përtej faktit që zgjidhet problemi, ne ndjekim mbrapa ata që sillen keq dhe janë mbi 600 punonjës dhe drejtues zyrash që janë larguar për shkak se nuk janë sjellë siç duhet me qytetarët””, – theksoi Rama. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat