Rrokaj: Në prag të sezonit turistik, infrastruktura e plazheve apokaliptike!

Shqipëria

Rrokaj: Në prag të sezonit turistik, infrastruktura e plazheve apokaliptike!

Më: 29 prill 2019 Në ora: 10:40
Shezai Rrokaj

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj, ka reaguar për plazhet e ndotura që të jugut të Shqipërisë. Sipas tij, infrastruktura e plazheve është apokaliptike, edhe pse jemi në prag të hapjes së sezonit turistik.

Në një postim në rrjetet sociale, Rrokaj, ndër të tjera, shkruan: “Teksa qeveria është verbuar prej fitoreve imagjinare të “bashkisë që duam”, dhe po merret vetëm me opozitën, qytetarët po largohen të dëshpëruar prej këtyre brigjeve të bukura sepse nuk kanë punë.”

Postimi i plotë i Rrokajt:

Prej ujërave të ndotura që derdhen në det te Shkolla e Marinës, Radhima, Orikumi e në vijim dhe plazheve të papastruara, ndërtimeve pa leje kuturu e pusetave të hapura, ndriçimit apokaliptik e tabelave informuese inekzistente, kjo është gjendja trishtuese e pragsezonit turistik. Teksa qeveria është verbuar prej fitoreve imagjinare të “bashkisë që duam”, dhe po merret vetëm me opozitën, qytetarët po largohen të dëshpëruar prej këtyre brigjeve të bukura sepse nuk kanë punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat