Flet Presidenti Meta: Palët të lënë pozitat e të fortit, jemi pranë greminës - Bota Sot
Flet Presidenti Meta: Palët të lënë pozitat e të fortit, jemi pranë greminës

Shqipëria

Flet Presidenti Meta: Palët të lënë pozitat e të fortit, jemi pranë greminës

Më: 30 prill 2019 Në ora: 21:24
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kërkuar nga palët politike që të lënë mënjanë qëndrimet e tyre në pozitat e të “fortit”, pasi vendi rrezikon seriozisht rënien në “greminë.

Në një intervistë ekskluzive për Oraneës, Meta ka deklaruar se tashmë jemi në “tehun e greminës” dhe se palët politike duhet medoemos që të gjejnë gjuhën e dialogut. Presidenti ka deklaruar po ashtu se takimi me partitë e vogla opozitare i kësaj të martë, do të pasohet edhe me takime të tjera, përfshi këtu maxhorancën dhe grupet e shoqërisë civile.

Ilir Meta: Ky takim ishte një mesazh i qartë që duhen shtuar përpjekjet dhe kontributet nga të gjithë për të evituar rrëshqitjen e pakthyeshme drejt një krize të pakontrolluar, e cila vë në diskutim edhe vetë pluralizmin politik dhe vetë bashkëjetesën demokratike.

Të gjitha partitë parlamentare opozitare jo vetëm kanë vendosur të largohen nga parlamenti, por edhe një vendim tjetër për të mos u regjistruar në zgjedhjet e dekretuara prej kohësh në 30 qershor.

Mendoj që takimet janë të rëndësishme dhe janë të domosdoshme dhe të gjithë duhet të reflektojnë për të mos vazhduar askush nga pozitat e të fortit, atje në tehun e buzës së greminës. Atje këmba mund të rrëshqasë edhe pa dashje për të shkuar në një krizë të paparashikuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...