Evropa dhe SHBA refuzuan maskaradën politike të opozitës në Shqipëri

Shqipëria

Evropa dhe SHBA refuzuan maskaradën politike të opozitës në Shqipëri

Më: 2 maj 2019 Në ora: 12:53
Kryeministri Rama

Opozita kujtoi se do të hutonte dhe trondiste Evropën dhe Amerikën duke djegur mandatet dhe duke veshur jelekët e destabilizatorit të Shqipërisë, por në këmbim kanë marrë vetëm refuzimin e një maskarade politike të pashoqe në historinë e vendeve demokratike dhe po vazhduan kështu, do të marrin bashkë me refuzimin edhe izolimin total nga gjithë bota demokratike.

Kështu deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se “i ka ardhur qartësisht fundi variantit të lojës në gjuhë të huaj të opozitës”.

“Nuk kanë mbetur më në Evropë njerëz që i besojnë katranprodhuesve tanë, që kanë shpërndarë në këto vite baltë e zift për Shqipërinë nëpër zyrat dhe vrimat e Evropës, më shumë se sa kanë mundur të shpërndajnë në dhjetëra vjet, të gjithë armiqtë e vendit të mbledhur së bashku”, shtoi Rama.

Kryeministri komentoi po ashtu edhe të gjitha pretendimet se gjatë qëndrimit në Berlin i është kërkuar shtyrja e zgjedhjeve.

“Në të gjithë broçkullat që u thanë me rastin e Samitit të Berlinit u tha edhe që mua do të më kërkonin shtyrjen e zgjedhjeve apo do të më tërhiqnin veshin për zgjedhjet pa pjesëmarrjen e humbësve të arratisur nga procesi për të mos u përballur me votë në 30 qershor. Nuk më zuri veshi asnjë kërkesë apo kapje të kësaj natyre dhe asnjë fjalë, zero”, tha Rama.

Ai theksoi se nuk është detyra e qeverisë të fusë me zor në zgjedhje partitë që nuk duan të votohen nga populli.

Po ashtu ai kujtoi se për parti apo individë që i bien ndesh Kushtetutës dhe ligjit duke u kthyer në zjarrvënës të zgjedhjeve ka një kapitull të veçantë në Kodin Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat