Puna e re e Grida Dumës pasi dorëzoi mandatin e deputetes!!!

Shqipëria

Puna e re e Grida Dumës pasi dorëzoi mandatin e deputetes!!!

Më: 2 maj 2019 Në ora: 18:41
Grida Duma

Grida Duma ishte në nga deputetet demokrate që firmosi për të dorëzuar mandatin. Por përvecse lektore, politikania është prezantuar së fundi edhe si përkthyese. Ajo ka sjellë në shqip vëllimin e të librit të 6-të ‘Princesha’ të autores Jean Season, tema e të cilit është keqtrajtimi I femrave në Arabinë Saudite.

“Unë zgjas dorën për të të ftuar. Eja me mua në një udhëtim të shkurtër në Arabinë Saudite, mbretërinë time të shkretëtirës, për të ndier bashkë me mua magjinë karakteristike që rri pezull mbi errësirën e mizorisë njerëzore. Së bashku do të kapërcejmë shekuj dhe do kthehemi mbrapa në kohë, në zanafillë, sepse vetëm atëherë është e mundur të vlerësohet sesi arabët e Arabisë Saudite të ditëve tona vazhdojnë të jetojnë me zakone arkaike dhe sa urgjente është nevoja e ndryshimeve shoqërore”. “Princesha” Jean Sasson Vëllimi i VI-të“, ka shkruar ajo në Facebook, ndërsa tek “Rudina“ , shpjegoi dicka më shumë rreth përmbajtjes së librit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat