Ndalohet biznesmeni i ndërtimit në Tiranë

Shqipëria

Ndalohet biznesmeni i ndërtimit në Tiranë

Më: 4 maj 2019 Në ora: 11:26
Ilustrim

Një biznesmen ndërtimi është ndaluar në Tiranë për akuzën e mashtrimit.

I ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës është biznesmeni Dritan Llanaj dhe dy persona të tjerë.  Ata akuzohen për përfitim të pronës me anë të falsifikimit të dokumenteve.

Sipas burimeve të gazetarëve të RTV Ora, bëhet fjalë për falsifikim të dokumenteve pë një sipërfaqe rreth 25 mije metra katrorë tokë në zonën e Laprakës.

Dyshohet se ata kanë falsifikuar një dokument të kthimit të pronave dhe kanë përfituar këtë sipërfaqe toke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat