Vrasja në ish-Bllok, zbulohet shuma që la garanci Martinaj për tu liruar

Shqipëria

Vrasja në ish-Bllok, zbulohet shuma që la garanci Martinaj për tu liruar

Më: 4 maj 2019 Në ora: 15:23
Ervis Martinaj

Zbulohen detaje të reja, lidhur me vendimin e dhënë këtë të premte nga Gjykata e Tiranës, e cila liroi me kusht Ervis Martinaj, një nga të ndaluarit për vrasjen e ndodhur në ish-Bllok disa muaj më parë.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën për lirimin me garanci pasurore, pasi Martinaj pagoi 5 milionë lekë.

Fillimisht gjykata dha 30 ditë burg për të, por pas ekspertimit të celularit të 36-vjeçarit, u zbuluan mesazhe që e komprometonin.

Kjo pasi rezultoi se Martinaj, kishte lajmëruar shokët që të shkonin me armë në lokalin ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Në lokalin në rrugën “Ibrahim Rugova” në ish-Bllok më 4 tetor 2018, u plagosën me armë zjarri Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë Fabian Gaxha, 28 vjeç.

Uniformat blu bënë arrestimin në flagrancë të dy të plagosurve dhe shpalljen në kërkim tre të tjerë. Pas vetëdorëzimit të Ervin Matës i cili u la i lirë pak kohë më vonë, në kërkim vijon të jetë truproja dhe kushëriri i Elvana Gjatës, Mervjol Bilo, 41 vjeç, dhe Eldi Dizdari, bashkëshorti i ish-Missit Suada Sherifi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat