Vdekja e ushtarakes shqiptare, Komandati i FA në Letoni: Jemi të paqartë - Bota Sot
Vdekja e ushtarakes shqiptare, Komandati i FA në Letoni: Jemi të paqartë

Shqipëria

Vdekja e ushtarakes shqiptare, Komandati i FA në Letoni: Jemi të paqartë

Më: 6 maj 2019 Në ora: 17:15
Zarife Hasanaj

Pas vdekjes së nëntetares shqiptare, 32-vjeçare Zarife Hasanajt ka reaguar edhe Komandati i Forcave të Armatosura në Letoni, Leonid Kalinis. Në një dalje për mediat, Kalinis informoi mbi atë ç’ka u regjistrua mëngjesin e sotëm në bazën Adazi.

Ai theksoi se ende është e paqartë se si ka ndodhur shpërthimi i minës, që i mori jetën 32 vjeçares shqiptare, ndërsa njoftoi se policia vendase dhe forcat e armatosura kanë nisur hetimet mbi shpërthimin.

Sakaq mësohet se ndërsa hetimi është në proces, është ndërprerë trajnimi në bazën ushtarake në Adazi, derisa të përcaktohen shkaqet e asaj ç’ka ndodhi.

“Ka një trajnim intensiv në luftën e Adazit, ky ishte një nga 10 milion – një incident tragjik. Një hetim rigoroz do të nisi për momentin. Kam urdhëruar një inspektim të plotë në depon për të gjetur mina ende të paeksploruara, deri atëherë nuk do të ketë  më trajnime”, u shpreh Kalinis.

I pyetur nëse viktimat dhe familja e të ndjerës do të kompensohen, Kalnins theksoi se kompensimi do të paguhej në përputhje me ligjin shqiptar, por Letonia shprehu gatishmërinë për të transportuar trupin në atdhe.

Komandanti i NAF-it letoneze dhe kolonel kanadez, Josh Major në konferencën e mbajtur shprehën  ngushëllimet më të thellë ndaj Shqipërisë dhe familjeve së viktimës dhe të plagosurve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...