Ministrja e arsimit Besa Shahini në Bujanoc takon homologun e saj serb

Shqipëria

Ministrja e arsimit Besa Shahini në Bujanoc takon homologun e saj serb

Më: 7 maj 2019 Në ora: 12:00
Foto nga takimi

Në Bujanocë sot është zhvilluar një takim ndërministror mes Shqipërisë dhe Serbisë. Besa Shahini, ministre e arsimit e Republikës së Shqipërisë sot ka takuar me homologun e saj serb Mladen Sharçevic te lokalet e fakultetit ekonomik të këtij qyteti për diskutuar situatën aktuale të arsimit shqip në Luginën e Preshevës e cila konsiderohet diskriminuese vitet e fundit. Në takim mes dy ministrave mori pjesë edhe kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Në këtë takim me ministres shqiptare dhe serbe po ashtu është biseduar për iniciativën e një memorandumi ndërshtetërore për temat e rëndësisë së përbashkët, me temë qendrore furnizimin me tekste shkollore të shkollave në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës.

“Me kërkesë të Z. Ragmi Mustafi, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, sot takova në Bujanoc homologun serb Z. Mladen Sharcevic, me të cilin diskutuam për situatën e arsimit shqip në tri komunat shiptare si dhe problematikën e mungesës së librave shkollorë në gjuhën shqipe në Serbi. ” ka thënë ministrja shqiptare nga Tirana znj.Shahini për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”


Në vazhdim ministra shqiptare sot në Bujanoc ka pohuar se Tirana zyrtare do të ofroj libra shkollor të sistemit parauniversitar në Shqipëri, të ndryshuara sipas kurrikulës së re, libra të tjerë për bibliotekat shkollore, si dhe ekspertizë kurrikulare – ofertë e cila u pranua në parim. Tani duhet të detajojmë realizimin teknik të planit për arsim cilësor në gjuhën shqipe për shqiptarët në Serbi.

Fryma bashkëpunuese e shprehur në takimin dypalësh jep shpresë se shtatorin e ardhshëm do ta presim me rezultate konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat