Braimllari në të njëjtën linjë me Bashën: Arrestimi i Balliut, vendim politik

Shqipëria

Braimllari në të njëjtën linjë me Bashën: Arrestimi i Balliut, vendim politik

Më: 9 maj 2019 Në ora: 16:44
Endrit Braimllari

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari ka qenë në të njëjtën linjë me kreun e PD-së Lulzim Basha, duke e cilësuar arrestimin e Klevis Balliut si vendim politik. Nga Gjykata Penale në Tiranë, Braimllari tha se arrestimi i ish-deputetit dhe banorëve të "Unazës së Re" që mbrojnë shtëpitë e tyre, është një tregues që Rama është i frikësuar.

"Arrestimi i Klevis Balliut është politik dhe hakmarrje e kryeministrit Rama. Klevis Balliu u mbajt në qeli, sepse protestoi për drejtën e banorëve, dhe Rama që do gllabëronte 40 milion euro në kurriz të banorëve të “Unazës së Re” është i lirë. Arrestimi i banorëve të Unazes së Re,akt politik dhe tregon frikën e Edi Ramës. Edi Rama me këtë urdhër politik kërkon të tremb banorët e unazës së re që të vazhdojë projektin e tij korruptiv. Në qeli duhet të ishte Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro dhe të gjithë ata që kanë firmosur atë projekt korruptiv. Edi Rama kërkon përplasje civile duke provokuar qytetarët. Nuk ka kthim pas deri në largimin dhe shkatërrimin e këtij kryeministri antikombëtar dhe të korruptuar", tha Braimllari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat