Ja qytetet shqiptare me më shumë gay dhe lesbike

Shqipëria

Ja qytetet shqiptare me më shumë gay dhe lesbike

Më: 10 maj 2019 Në ora: 15:12
Ilustrim

Gjatë vitit 2018, 56 persona të cilët i janë nënshtruar testimit vullnetar për infeksionet seksualisht të transmetueshme, pranë qendrës Aleanca LGBTI. Grupmosha me frekuencë më të lartë, është grupmosha 19-24 vjeç.

Grupmosha 35-47 vjeç është grup-mosha me frekuencë më të ulët. Përsa i përket vendbanimit, 47 persona banojnë në qytetin e Tiranës, dhe pjesa tjetër janë banues në Kosovë, Durrës, Shkodër, Korçë, Sukth dhe Gramsh. Nga 56 persona të testuar 29 prej tyre janë në marrëdhënie pune, 17 nuk janë të punësuar dhe 10 janë studentë.

Të testuar për herë të parë për HIV kanë qenë 22 persona, të testuar për herë të parë për Hepatitin B kanë qenë 31 persona. 36 prej tyre pohuan se gjatë vitit të fundit kanë pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtura. Informacioni për testimin e HIV dhe IST është ofruar përmes punës së punonjësve të terrenit dhe medias së shkruar.

Përfituesve para marrjes së shërbimit të testimit për infeksionet seksualisht të transmetueshme, u ofrohet gjithashtu këshillim psikologjik me qëllim informimin për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, rruget e transmetimit, parandalimi, procedura e testimit, lloji dhe përgatitja për rezultatin. Pas komunikimit të rezultatit të testimit të shpejtë, këshillimi fokusohet tek parandalimi i infeksioneve sek-sualisht të transmetueshme dhe ritestimi.

Çfarë është vënë re nga këshillimet dhe testimet është që rreth 50% e personave që kanë kontaktuar për testime kanë praktikë të dobët mbi marrëdhëniet seksuale të mbrojtura, informacion të përgjithshëm mbi HIV-in dhe IST dhe informacion të pakët mbi mënyrat e testimit dhe trajtimi i Infeksioneve seksualisht të transmetueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat