Analisti Aleksandër Çipa i ftuar në studion e lajemve të RTV Ora tha se brenda 10 ditëve të ardhshme do të kemi negocime për krizën politike.
Çipa: Besoj se brenda 10 ditëve të ardhshme do të kemi pashmangshmërisht negocime. Njëlloj sipërmarrjeje e diplomacisë e negocimit për komunikim midis kryetarit të shumicës që është kryeministri Edi Rama dhe opozitës së vendit.
Ne na intereson që ky vend të kthehet në normalitet. Ne jemi në një moment të diskutueshëm të pluralizmit politik.
Ndërsa gazetarja Sonila Meço theksoi se momentalisht vendi ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme.