Parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria

Parashikimi i motit në Shqipëri

Më: 12 maj 2019 Në ora: 08:13
Ilustrim

Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se moti për sot parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Përgjatë orëve të vona të mbrëmjes në ultësirën perëndimore dhe jugperëndim reshjet me intensitet deri edhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Verilindje 5-25 m/sek, erë me rrahje dhe intensive duke u pasuar nga një valëzim i forcës 3-5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat