Rudina Hajdari: Të shmanget përplasja, kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë

Shqipëria

Rudina Hajdari: Të shmanget përplasja, kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë

Më: 13 maj 2019 Në ora: 15:56
Rudina Hajdari

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari pak orë para protestës së opozitës ka bërë një thirrje që të shmanget dhuna.

"Kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë", shkruan Hajdari në Facebook.

Rudina Hajdari në Facebook: Duke marrë parasysh pasojat e dhunës të së shtunës dhe duke i uruar shërim të shpejtë Sahit Dollapit dhe të gjithë të lënduarëve, uroj që të shmangim përplasjen vëllazërore sot. Kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë dhe sjellja barbare i bën të baraz-fajshme të dyja krahët.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat