Ministri gjerman Roth me Cakajn: Shqipëria e meriton hapjen e negociatave - Bota Sot
Ministri gjerman Roth me Cakajn: Shqipëria e meriton hapjen e negociatave

Shqipëria

Ministri gjerman Roth me Cakajn: Shqipëria e meriton hapjen e negociatave

Më: 14 maj 2019 Në ora: 12:09
Michael Roth dhe Gent Cakaj

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth ka rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e vendit tonë në BE, duke theksuar se “Shqipëria ka avancuar shumë në rrugët e integrimit dhe meriton hapjen e negociatave”.

Deklarata u bë gjatë takimit që ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi me të në kuadër të vizitës zyrtare në Berlin.

Gjatë kësaj vizite, Ministri në Detyrë Gent Cakaj u prit nga Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth, me të cilin u diskutua për ecurinë e reformave në kuadër të procesit të integrimit dhe hapjes së negociatave.

Ministri në detyrë Cakaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe po i jep Shqipërisë, çka rikonfirmon rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai falënderoi ministrin Roth për mbështetjen e Gjermanisë, si dhe për kontributin personal të tij.

Ministri Roth rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë, e cila mbetet maksimalisht e angazhuar për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe vlerësoi se për këtë, respektimi i institucioneve demokratike dhe kushtetuese është themelor.

Ministri gjerman vlerësoi ritmin e reformave dhe inkurajoi autoritetet shqiptare të vijojnë me punën e mirë që është bërë “Shqipëria ka avancuar shume në rrugët e integrimit dhe meriton hapjen e negociatave”, u shpreh ministri Roth.

Ai konfirmoi se Gjermania mbetet një mbështetëse e fuqishme e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ministrat vlerësuan se vendimi për hapjen e negociatave është i rëndësisë strategjike jo vetëm për të shtuar ndërlidhjen institucionale, por edhe për BP në tërësi dhe se Procesi i Berlinit duhet parë si instrument i integrimit evropian.

Të dy ministrat konstatuan se Shqipëria ka arritur progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave dhe se vendimi politik do të jetë i bazuar në raportin e komisionit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...