Krimet e Rënda/ Apeli lë në fuqi vendimin për trafikantët e drogës

Shqipëria

Krimet e Rënda/ Apeli lë në fuqi vendimin për trafikantët e drogës

Më: 15 maj 2019 Në ora: 11:21
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la në fuqi vendimin për grupin që trafikoi 2.5 ton drogë në Itali dy vite më parë.

Kështu, Apeli vendosi mos të ndryshonte dënimin me nga 2 vite burg për punonjësit e doganës, Gëzim Dervishi, Agron Kapllani dhe Milahil Hila, për këtë të fundit u vendos pezullimi i dënimit të mbetur duke kaluar shërbim prove.

Në fuqi u la edhe dënimi për trafikantët me 15 vite për Euron Hotin dhe 13 për Malton Lleshajn. Ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë u la në fuqi dënimi me 2 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat