Sejamini: Kriza politike, krizë edhe e shoqërisë civile...

Shqipëria

Sejamini: Kriza politike, krizë edhe e shoqërisë civile...

Më: 17 maj 2019 Në ora: 21:46
Neritan Sejamini

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në Ora News, kërkon një angazhim më të fortë të shoqërisë civile dhe personaliteve publike për ti dhënë zgjidhje situatës ku ndodhet vendi.

Por nuk ndan të njëjtin mendim me të analisti Neritan Sejamini.

Nëse vendi është në këtë krizë politike, Sejamini thotë se kjo është edhe shkak i mosfunksionimit si duhet i shoqërisë civile.

“Cila shoqëri civile, shoqëria civile duhet të punojë çdo ditë që të mos arrijmë këtu. Kur arrijmë këtu kjo nuk i hyn në punë askujt. Nëse deri sot kemi shoqëri civile që është dhunuar prona dhe s'ka folur, kur e ka për detyrë dhe paguhet nga taksat e shqiptarëve, kur shkelen të drejtat e njeriut dhe kjo nuk flet, ku ka drogë dhe nuk flitet, kur ka degradim moral dhe nuk flitet, tani do ti kërkojmë kësaj shoqërie civile që brenda një jave të zgjidhë krizën, kjo është absurde”, u shpreh Sejamini.

“Kriza e sotme është e shoqërisë civile. Nuk kemi shoqëri civile, kemi një treg. Ne presim që të njëjtët persona që shkaktojnë krizën, me të njëjtin mentalitet që kanë krijuar kriza, edhe ta zgjidhin. Dhe çfarë bëjmë ne, e zgjidhim përkohësisht për të kaluar te kriza tjetër. Diskutimi i sotëm nuk bazohet fare te problemet që ka Shqipëria”, shtoi analisti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat