Marrëveshja PD-PS, 2 vite pas qeverisë teknike politika përsëri në krizë - Bota Sot
Marrëveshja PD-PS, 2 vite pas qeverisë teknike politika përsëri në krizë

Shqipëria

Marrëveshja PD-PS, 2 vite pas qeverisë teknike politika përsëri në krizë

Më: 18 maj 2019 Në ora: 15:48
Edi Rama, Lulzim Basha

18 maji shënon  dy vjetorin e Marrëveshjes Rama-Basha, pakt qe zgjati vetëm pak kohe, sa PD shënoi disfatën më të madhe ndoshta që nga themelimi i saj.

Basha, 18 maj  2017: Kemi një marrëveshje bazuar në paketën McAllister plus të propozuar nga SHBA.

Rama, 18 maj 2017: Përsa më përket mua me lejoni që të jem 100% dakord me kryetarin e opozitës.

Dy vjet me pas, klima politike është serish polarizuar e vendi ndodhet në një krize të thelle pa opozite në parlament e me protesta të përjaveshme.  

E përbashkëta e ditëve te sotme me pranverën e 2017, është fakti se opozita ka dalë jashtë parlamentit dhe refuzon të marrë pjesë në zgjedhje, duke vendosur si kusht largimin e kryeministrit Edi Rama.

Partia Demokratike dhe aleatet e saj, shënuan një precedent duke djegur mandatet, ndërsa karriget në parlament janë mbushur me emrat që vijnë nga listat pasuese të opozitës.

Situata duket më e vështirë edhe për faktin se 18 maji i vitit 2017, krijoi mes Ramës dhe Bashës një hendek të madh besimi, pasi kreu i opozitës  në vazhdimësi tha se kryeministri e keqpërdori besimin dhe e shfrytëzoi për të blere dhe manipuluar zgjedhjet duke e tkurrur grupin parlamentare te partisë në më të voglin ndoshta me 30 vitet e fundit.

Sot një marrëveshje e re mes palëve, për të shmangur një krize të thelle politike dhe institucionale apo edhe një konfrontim të mundshëm social ne 30 qershor, duket e vështirë.

Kryeministri ditët e fundit i ka bërë thirrje kreut opozitës të ulen e të diskutojnë pa kushte, por Lulzim Basha, nuk është kundër dialogut por vetëm me një kusht dorëheqjen e Rames si kryeministër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...