"Unë jam shqiptar...", ja biseda me kreun e Demokracisë së Re në Greqi

Shqipëria

"Unë jam shqiptar...", ja biseda me kreun e Demokracisë së Re në Greqi

Më: 18 maj 2019 Në ora: 19:29
Foto

Kreu i Demokracisë së Re në Greqi, Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizitë dy ditore që zhvilloi në Kretë u përball edhe me një shtetas shqiptar, me të cilin ka zhvilluar një bisedë të shkurtër.

"Greqia është shtëpia ime e dytë. Unë jam shqiptar dhe unë votoj për Demokracinë e Re . Jetoj me familjen dhe dy fëmijët. Ligjet janë të nevojshme, në mënyrë që të mund të jetojmë siç duhet ", i tha shqiptari kreut të Demokracisë së Re.

Mitsotakis u pajtua me deklaratën e shqiptarit, duke thënë se është e nevojshme që ligjet të zbatohen.

Ndër të tjera, Mitsotakis tha se kur të vijnë në pushtet do të ulin TVSH- në për të gjitha produktet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat