“Gjithkush meriton të zgjedhë se kë dëshiron të dojë” - Bota Sot
“Gjithkush meriton të zgjedhë se kë dëshiron të dojë”

Shqipëria

“Gjithkush meriton të zgjedhë se kë dëshiron të dojë”

Më: 19 maj 2019 Në ora: 12:57
LGBTI

Dje në Parkun Rinia në Tiranë, delegacioni i BE-së në Shqipëri së bashku me aktivistë të të drejtave të njeriut, aktivistë  të LGBTI , dhe anëtarë të komunitetit marshuan në paradën e Tirana Pride për të mbështetur komunitetin LGBTI në Shqipëri.

Në një postim në faqen zyrtare të delegacionit në facebook, BE thekson se "ne besojmë në të drejtat dhe mundësitë e barabarta për të gjithë dhe jemi të përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë personave LGBTI".

BE-ja nxit një dialog të gjallë dhe bashkëpunon ngushtë me organizatat e shoqërisë civile që mbështesin komunitetin LGBTI në të gjitha fushat e jetës.

"Gjithkush meriton të zgjedhë se kë dëshiron të dojë. Dashuria dhe diversiteti janë ngjyrat e jetës" përfundon delegacioni i BE-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...