Fshehu dënimin, deputetit të dalë nga listat e Bashës i hiqet mandati - Bota Sot
Fshehu dënimin, deputetit të dalë nga listat e Bashës i hiqet mandati

Shqipëria

Fshehu dënimin, deputetit të dalë nga listat e Bashës i hiqet mandati

Më: 19 maj 2019 Në ora: 17:03
Selami Jenisheri

Pasi u betua këtë javë në Parlament, kryetari i partisë së pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenisheri është një ndër deputetët më të ri të parlamentit të Shqipërisë por dhe më i vjetri në moshë.

Ai vjen nga lista e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës. Megjithëse kaloi pak kohë, derisa të merrte mandatin e deputetit ai e kishte paralajmëruar. Jenisheri kërkonte nga kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha që t”i rikonstruktonte godinën e partisë së tij, pasi në rast të kundër do të pranonte të merrte mandatin.

Kur i erdhi thirrja nga KQZ, ai dorëzoi formularin e dekriminalizimit dhe këtë të enjte mori mandatin.

Ai është dënuar me 8 muaj burg nga gjykata e Shkodrës në vitin 2001 për akuzën e mashtrim, vendim të cilin e ka apeluar në gjykatën e lartë dhe kjo e fundit ka lënë në fuqi dënimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...