“KQZ-ja si gropë mbeturinash”- Vasili: Mjafton që Rama të fishkëllejë dhe matufët sulen si qeni pas…

Shqipëria

“KQZ-ja si gropë mbeturinash”- Vasili: Mjafton që Rama të fishkëllejë dhe matufët sulen si qeni pas…

Më: 20 maj 2019 Në ora: 21:14
Petrit Vasili

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistron në drekë dhe çregjistron në darkë lloj kandidati për kryetar bashkish dhe anëtarë të këshillave bashkiakë.

Sipas tij, anëtarët e KQZ-së i nënshtrohen urdhrave të Edi Ramës.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në çdo veprim e qëndrim po dhunon ligjin sheshit dhe pacipesisht. Regjistron gjithfarë partish deputetesh, kandidatë për kryetarë bashkie e për këshilla. I regjistron në drekë i çregjistron ne darke.

I fut me dokumenta pa dokumenta, me dokumenta te fallsifikuara dhe me dokumente te supozuara.

Çdo lloj mbeturine politike mund te hyje atje pa u tutur hiç si ne nje fushe mbeturinash. Në fakt edhe keto te fundit kane me shume rregulla.

Matufet e Edi Rames ne KQZ, mjafton qe ai tu fishkëlleje dhe ata sulen si qeni pas sallamit qe te permbushin cdo skizofreni te tij.

KQZ nuk ka pare dite me te zeza as ne ditet me tragjike te ndryshimit te sistemeve.

Çdo veprim i saj dhe i anetareve te KQZ eshte ne syte e te gjithe shqiptareve.

Është e sigurt qe ata qe marrin keto vendime duke dhunuar hapur ligjin do te goditen rrepte neser nga drejtesia,askush nuk do ti fale sepse asgje nuk harrohet….

Keta anetare te KQZ do t’ju njihet vetem nje “merite”,ajo qe e shnderruan KQZ ne nje grope mbeturinash ku riciklohen mbeturinat e Edi Rames.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat