Bindja Demokratike ilegjitime në zgjedhje, Strazimiri: Nuk mund të regjistrohesh me deputet borxh

Shqipëria

Bindja Demokratike ilegjitime në zgjedhje, Strazimiri: Nuk mund të regjistrohesh me deputet borxh

Më: 20 maj 2019 Në ora: 22:33
Gent Strazimiri

Partia Demokratike mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj se regjistrimi i Bindjes Demokratike në zgjedhje është i paligjshëm.

Ish-deputeti Gent Strazimiri, i ftuar në RTV Ora, thotë se ligji  ka përcaktuar qartë dy kriteret dhe këtu nuk përfshihet garancia e deputetit Lefter Koka.

“O duhet të paraqesësh një listë me zgjedhës që të përkrahin ose duhet të kesh të paktën prej 6 muajsh një deputet tëndin në parlament, jo deputet që e merr borxh. Ligji thotë deputet të partisë. Nuk ka një të tillë.Termin mbështetje ligji nuk e njeh. PS, shteti monist, po bën disa favore që ne të na e shesë si demokraci dhe garë. Unë nuk e ha”, shprehet Strazimiri.

Lidhur me tërheqjen e kandidatit të  Bindjes Demokratike për Skraparin dhe pretendimin se është kërcënuar, ai pati këtë koment:

“Prej jush e kam marrë vesh, nuk e njoh. Sot ka dalë dhe një kandidat tjetër i Bindjes që e ka denocuar procesin si farsë. Me kandidatin e Lezhës kam një njohje nga larg, ata shprehen vetë si është çështja”, tha Strazimiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat