Drejtori ekzekutiv i Frontex: Ja përse vendosëm të vijmë në Shqipëri

Shqipëria

Drejtori ekzekutiv i Frontex: Ja përse vendosëm të vijmë në Shqipëri

Më: 21 maj 2019 Në ora: 10:01
Fabrice Leggeri

Fabrice Leggeri, drejtor ekzekutiv i Frontex në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu shpjegon se përse Frontex vendosi të sjellë oficerë ruajtje kufiri në Shqipëri.

Duke nisur nga nesër i gjithë kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë do të monitorohet nga 50 oficerë të Frontex.

Shqipëria është një vend jo anëtar i BE përse vendosët që oficerët e Frontex të patrullojnë kufijtë shqiptarë. Cila është arsyeja?

Ka një bashkëpunim të gjatë mes BE dhe Shqipërisë. Që prej 2016-s, Frontex, Agjencia e Europiane e kufirit e ka mundësinë e shtrirjes së operacioneve të saj në vendet jo anëtare të BE. Ishte një vendim politik marrë nga Bashkimi Europian që një operacion i tillë të shtrihet edhe në Shqipëri. Ne do të kemi kontrolle të ngjashme kufiri edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor së shpejti, por Shqipëria është vendi i parë.

Cilat janë problemet që ju keni zbuluar për sa i përket ruajtjes së kufijve shqiptarë?

Ne jemi këtu pasi jemi një aktor operacional dhe do të ndihmojmë rojet e kufinjve shqiptarë me survejime, kontrolle. Në mënyrë më specifike ne jemi të fokusuar ne luftën me trafikun e njerzve, kalimet e paligjshme, emigrinin e jashtëligjshëm përfshi të gjitha aktivitetet kriminale të cilat mund të zbulohen në kufi ne kuadër të mirëmenaxhimit të tyre. Kjo është në përputhje me mandatin tonë si Frontex.

Cfarë synoni të arrini në Shqipëri?

Qëllimi kryesor është të kemi në kufirin toksor me Greqinë prezencën tonë. Kjo është bërë ne bashkepunim të ngushtë me Greqinë që është fqinji juaj antarë i BE. Objektivi lidhet me një monitorim edhe më të mirë për sa i përket emigracionit te jashtëligjshëm që nis nga Greqia në drejtim te veriut të Shqipërisë. Janë edhe disa aktivitete të jashtëligjshme si përshembull trafiqe që zhvillohen në kufi. Ne duam te ndihmojmë forcat shqiptare ligjzbatuese dhe autoritetet e kufirit.

Sa trupa të Frontex do të sillni në Shqipëri?

Ne do të nisim të kemi nga nesër ne terren 50 oficerë kufiri që vinë nga 12 vënde antare të BE. Do të kemi edhe makina patrullimi përgjatë kufirit toksor mes Shqipërisë dhe Greqisë. Do të kemi edhe disa paisje teknike . E nisim me 50 oficerë dhe unë jam kofident nëse do te na duhen më shumë oficerë ne do të mund të vendosim edhe të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat