Veprimtaria e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, miratohet rezoluta - Bota Sot
Veprimtaria e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, miratohet rezoluta

Shqipëria

Veprimtaria e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, miratohet rezoluta

Më: 22 maj 2019 Në ora: 17:38
Eglantina Gjermeni

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi sot projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2018”.

Relatorja Eglantina Gjermeni, gjatë fjalës së saj vlerësoi arritjet duke i krahasuar me detyrat që i ishin lënë për rezolutën e vitit të kaluar, por ndërkohë AKEP i janë lënë për të bërë edhe disa detyra dhe rekomandime për vitin që vjen.

“AKEP duhet të punojë për nxitjen e implementimit të teknologjive të reja nëpërmjet politikave rregullatorë të cilat sjellin rritjen e konkurrencës, përmes rritjes së cilësisë, si edhe ndikojnë në ofrimin e shërbimeve më të mira dhe më efecientë në tregun e komunikimeve elektronike.”- theksoi ndër të tjera Gjermeni.

Pas diskutimeve, kryetari i komisionit Niko Peleshi e hodhi projektrezolutën në votim e cila u miratua nga anëtarët e komisionit dhe do të kalojë për votim në seancës plenare të Kuvendit.

Ndër pikat që parashtron kjo rezolutë janë që: AKEP duhet të ndërmarrë masat e nevojshme për identifikimin e vendndodhjes së telefonuesit në momentin e thirrjes të numrit 112; eliminimin e kostove që paguhen aktualisht për dorëzimin e pakove postare në adresën e qytetarit si dhe bashkëpunimi i AKEP me Komisionin për Mbrojtjen nga Rrezatimi, një institucion në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, për të kryer matjet dhe monitorimin mbi rrezatimin e antenave celulare dhe ndikimin që ai ka në mjedis dhe shëndet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...