Gjermania: Shtyni zgjedhjet/ Deputetët i kërkojnë Ramës dhe Bashës dialog pa kushte - Bota Sot
Gjermania: Shtyni zgjedhjet/ Deputetët i kërkojnë Ramës dhe Bashës dialog pa kushte

Shqipëria

Gjermania: Shtyni zgjedhjet/ Deputetët i kërkojnë Ramës dhe Bashës dialog pa kushte

Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:14
Foto

Në një deklaratë të përbashkët për Deutsche Wellen, Johann David Wadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman dhe njëherazi drejtues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, si dhe Christian Schmidt, CSU, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm dhe ish-ministër federal, e kanë përsëritur kërkesën e tyre për dialog pa kushte ndaj qeverisë dhe opozitës, por kanë sugjeruar edhe si opsion shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Top Channel pati një lidhje të drejtpërdrejtë pikërisht me korrespondenten e Deutsche Welles në Berlin, Anila Shuka, të cilës dy deputetët i dhanë këtë deklaratë.

“Ishte hera e dytë brenda 10 ditësh që të njëjtët deputetë kanë bërë të njëjtën kërkesë, dialog pa kushte. Por kanë shtuar se nuk mund të ketë tabu, as data e zgjedhjeve dhe as largimi i kryeministrit nuk mund të jenë parakusht për t’u ulur në tryezën e dialogut”, sqaroi Anila Shuka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...