"Lë" Italinë për të pastruar Krastën

Shqipëria

"Lë" Italinë për të pastruar Krastën

Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:17
Foto

Vizita në parkun e Krastës pas rreth 26 viteve që jeton në Itali nuk i ngjalli kujtimet e fëmijërisë Selman Hasës nga Elbasani.

Mbetjet urbane të hedhura nga vetë vizitorët ndër vite dhe mungesa e mirëmbajtjes sipas tij e kishin zbehur bukurinë e zonës.

Selman Hasa: "E shijojmë në mënyrë të sipërfaqshme bukurinë e zonës. Pra nuk e respektojmë. Në momentin që e gjejmë pastër duhet ta lëmë të pastër, por nuk e bëjmë këtë."

I ndodhur përballë kësaj situate ai thotë vendosi të mos qëndronte duarkryq por të bënte diçka për të “çliruar” vendin nga plehrat.

Prej ditësh ka ndërmarrë një nismë personale pastrimi në kodër Krastë.

Selman Hasa: "Nuk pajtohem dot me këtë papastërti. Kam dëshirën për ta pastruar edhe pse vetëm. Kam turp ta bëj pis por jo ta pastroj."

Por teksa ai mbledh mbetjet që të tjetër kanë hedhur, thotë se është përballur me reagime të ndryshme nga qytetarët.

Me keqardhje, ai thekson se shumë prej tyre jo vetëm nuk i bashkohen nismës por e cilësojnë humbje kohe.

Selman Hasa: "Të vetmit kanë qenë dy qytetarë që më mbështetën moralisht, kurse të tjerët jo."

Pas disa ditësh Selman Hasa do te rikthehet në Itali aty ku e pret familja  por nisma e tij do të shërbejë si një mesazh i fortë se ambienti është i të gjithëve dhe mirëmbajtja e tij është detyrim i kujtdo që hedh hapa mbi të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat