I riu në karrocë me rrota mes protestuesve: Kam dalë për hallet e mia, asnjë ligj i miratuar për ne

Shqipëria

I riu në karrocë me rrota mes protestuesve: Kam dalë për hallet e mia, asnjë ligj i miratuar për ne

Më: 25 maj 2019 Në ora: 19:43
Protesta

Ka nisur grumbullimi i protestuesve të opozitës përballë kryeministrisë.

"S’ka zgjedhje pa opozitën" kjo është një nga pankartat që mbështetësit e opozitës kanë në dorë para kryeministrisë.

Një protestues i veçantë, është i pranishëm ditën e sotme në protestën e opozitës.

Bëhet fjalë për një djalosh të ri me aftësi ndryshe, i cili ka thënë për kamerat se ka qenë në çdo protestë të opozitës dhe se është ditën e sotme i pranishëm për të drejtat e tij, sipas tij, të mohuara nga qeveria Rama.

“Asnjë ligj nuk është miratuar për ne. Rama ka patur vetëm premtime, asgjë konkrete. Kujt t’i drejtohemi? Nuk protestoj për qeverinë, por për hallet e mia. Do qëndroj në protestë sa të mundem,”-ka thënë ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat