Basha: Të ikë Rama, gati për zgjidhjen e krizës politike

Shqipëria

Basha: Të ikë Rama, gati për zgjidhjen e krizës politike

Më: 28 maj 2019 Në ora: 19:27
Lulzim Basha

Lideri demokrat Lulzim Basha nga Elbasani u shpreh se një qeveri e përbashkët Rama-Basha është një trillim i socialistëve për të larguar krizën.

Basha tha se nuk do të bëjë pazar me të keqen, por pranoi se i ka premtuar partnerëve ndërkombëtarë një dialog për një zgjidhje të krizës.

“Zotimi im si kryetar i Partisë Demokratike, si kryetar i opozitës së bashkuar,para jush dhe përmes jush, para çdo shqiptari të ndershëm, është se nuk do të ketë pazar me të keqen, se beteja për Shqipërinë si e gjithë Evropa do të shkojë deri në fund, deri në fitore. Me siguri i keni dëgjuar thashethemet që përhapin. Minjtë e ndjejnë frikën, e ndjejnë ankthin. Kanë filluar të përhapin versionet e daljes nga kriza: qeveri e përbashkët Basha-Rama!”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat