Rakipi: Shkak për radikalizmin shteti i dobët e problemet sociale

Shqipëria

Rakipi: Shkak për radikalizmin shteti i dobët e problemet sociale

Më: 29 maj 2019 Në ora: 17:04
Albert Rakipi

Shteti i dobët në Shqipëri ka shërbyer për përhapjen e ekstremizmit dhe radikalizmit në islamin shqiptar. Kjo është një nga konstatimet e studimit të publikuar nga instituti shqiptar i studimeve ndërkombëtare, sipas të cilit shkaqet e radikalizmit dhe ekstremizmit janë fenomene të panjohura për islamin shqiptar.

Shteti i dobët dhe një sërë faktorësh të tjerë kanë ushqyer përhapjen e radikalizmit në Shqipëri edhe pse ekstremizmi është një fenomen i huaj për islamin shqiptar.

Në këtë përfundim ka arritur një hulumtim i institutit shqiptari të studimeve ndërkombëtare, për rrënjët ideologjike dhe shkaqet e radikalizmit në Shqipëri.

Drejtori i instituti Albert Rakipi, tha se shumica e shqiptarëve që ju bashkuan Shtetit Islamik gjatë vitit 2012, ishin nga zona të varfra dhe doktrina islame në vetvete nuk është shtysë e radikalizmit.

Rakipi: Ekstremizmi fetar dhe radikalizmi janë të huaja për islamin, për traditën kombëtare shqiptare të islamit. Kanë pasur të bëjnë me shtetin e dobët, me mungesën e shtetit, me vakuumin e krijuar nga mungesa e shtetit.

Koordinatori Kombëtar për përballimin e ekstremizmit të dhunshëm Agron Sojati tha se Shqipëria ka dhënë një kontribut modest në luftën kundër radikalizmit dhe se vetë komunitetet fetare janë ofruar të kenë një rol më aktiv.

Sojati: Shqipëria ka ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, është një pjesë integrale duke ofruar një kontribut modest, por shumë të rëndësishëm.

Sipas të dhënave zyrtare mbi 100 shqiptarë janë bërë pjesë e grupit terrorist të ISIS në zonën e konfliktit në Irak dhe Siri gjatë viteve 2011-2015. Ndërkohë aktualisht në zonat e luftës janë 52 shqiptarë mes të cilëve 30 gra, 16 fëmijë, dhe 6 persona në moshë madhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat