Lleshaj: Kush cenon zgjedhjet, përballet me ligjin

Shqipëria

Lleshaj: Kush cenon zgjedhjet, përballet me ligjin

Më: 30 maj 2019 Në ora: 13:37
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkoi distancim nga aktet e dhunës dhe cenimi i procesit zgjedhor më 30 qershor.

Duke folur sot në parlament, ai tha se janë vepra të rënda penale që nuk mund dhe nuk do të tolerohen.

Ai ftoi aktorët politikë, shoqërinë civile dhe qytetarët që të angazhohen për të krijuar një mjedis dhe atmosferë të sigurtë gjatë fushatës zgjedhore.

“Ftoj drejtuesit politikë që të distancohen nga inkurajimi apo organizimi i veprimeve destruktive të dhunës që cenojnë procesin zgjedhor në vend. Janë vepra të rënda penale që nuk mund dhe nuk do të tolerohen nga organet ligjzbatuese”, u shpreh Lleshaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat