Sali Berisha: Fatos Klosi autor i vrasjes së ish-ministrit të mbrojtjes, Ahmet Krasniqit

Shqipëria

Sali Berisha: Fatos Klosi autor i vrasjes së ish-ministrit të mbrojtjes, Ahmet Krasniqit

Më: 30 maj 2019 Në ora: 21:01
Fatos Klosi dhe Sali Berisha

(E plotesuar) - Berisha: Edi Rama, ashtu si Enver Hoxha, urrejnë veriun dhe Kosovën

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi në emisionin “Pressing” në T7 se Edi Rama, ashtu si Enver Hoxha, urrejnë veriun e Shqipërisë dhe Kosovën.

“Kosova është një plaçkë lufte për ta”, theksoi Berisha.

Ai hodhi poshtë pretendimet për një takim të Gazidedes me Arkanin dhe shtoi se Gazidede ndiqte Klosin si agjent të dy shërbimeve jo miqësore me Shqipërinë.

Berisha kujtoi takimet me Kris Hill, diplomatin e lartë amerikan, si dhe faktin që ish-dikatori serb Milloshevic e shpalli atë një nga 3 personat e parë “non-grata”.

Berisha u ndal edhe në lidhjet tradicionale të krahinës së Tropojës dhe të vetë familjes së tij me Kosovën.

“Në të gjitha luftërat kundër serbo-malazezëve, jo vetëm familja ime, por e gjithë Tropoja ka patur burrat e saj në ato luftëra. Ata flisnin për Gjakovë, për Pejë e Prizren. Ato ishin qytetet e tyre. Kosova u bë kohë e ndaluar, por në çdo moment dilnin në një kodër për të parë një copë territor të Kosovës.”, thotë Berisha.

Pjesë nga deklarimet e Berishës gjatë emisionit

Arkani në Pogradec është takuar me Gazideden? “Kurrë ndonjëherë. Gruaja e tij ka deklaruar se kemi shkuar me pasaportë tjetër, jo serbe, nga Maqedonia në Pogradec, kemi pirë një kafe dhe jemi larguar. Si Arkan nuk ka ardhur kurrë”. Gazidede ndiqte Klosin si agjent i dy shërbimeve jo miqësore me Shqipërinë.

Sali Berisha është një nga 3 personat e parë që shpalli Milloshevicin “non-grata”. Ka ardhur një herë Kris Hill dhe më tha “Sali, a ke një mesazh për ti çuar? I thashë thuaj të hapë qafën e Morinës si pikë kufitare. U rrudh më tha dhe nuk e hapi”.

Fshati nga vini ju ka vuajtur njësoj si Kosova ...

 “Në të gjitha luftërat kundër serbo-malazezëve, jo vetëm familja ime, por e gjithë Tropoja ka patur burrat e saj në ato luftëra. Ata flisnin për Gjakovë, për Pejë e Prizren. Ato ishin qytetet e tyre. Kosova u bë kohë e ndaluar, por në çdo moment dilnin në një kodër për të parë një copë territor të Kosovës. Shkonin majë Shkëlzenit, në rrina të Kasajt etj vetëm me pa Kosovën”. “Babën Xhem e gjeta me lotë në sy. Po shihte Morinin. Me më pyet Zoti tha, “do bankën e Shqipërisë apo do me skuq me gjak ato gurë atje? Unë zgjedh të dytën, më tha. Kur Kosova u kthye në tokë të ndaluar e mendoni çfarë shoku kaluan ata burra. Nuk qanin në vdekje, por për Kosovën qanin. Kjo është Tropoja.

“Enver Hoxha e urrente veriun. Kur bën përshkrimin e zonave, në Kosovë e në Tropojë nuk janë me ne thotë. Krasniqe e Bytyç janë kundër nesh. Hasi po e po, Bicaj pa diskutim. I kishte si zona jomiqësore, jo si zona të tij. Kur mbarova unë fakultetin, Hasi kishte vetëm 3 persona që iu dha leja për shkollë, nga Tropja ishin 6. Edi Rama vazhdon këtë urrejtje ndaj veriut e për më tepër ndaj Kosovës. Kosova ishte një plaçkë lufte për ta.

Berisha, Thaçit: Që në 92 kam kërkuar bombardimin e ushtrisë serbe, ja çfarë ka bërë qeverisja e PD për Kosovën

Ish-Kryeministri Berisha iu përgjigj akuzave të fundit të Presidentit të Kosovës Thaçi.

Ai renditi kontributin që në krye të shtetit shqiptar që në fillim të viteve 90 ka bërë për Kosovën, teksa kujtoi se çështjen kombëtare e shpalli si yllin polar të PD që ditën kur kjo forcë u legalizua.

Berisha kujtoi se që në shtator të vitit 92, ishte i pari që kërkoi bombardimin e reparteve ushtarake të Serbisë.

Ja deklarimet e z. Berisha rreth kësaj çështje

Pse ju referohet me Sali Ram Berisha? “Më nderon shumë që më referohet si Sali Ram Berisha. Jam aq krenar, që mos hyj më thellë se e nxjerr me këpucë të kuqe. Nëse ka njeri krenar me babën e tij, ai është Sali Berisha. Meqë unë i drejtohem me Edvin Kristaq Xhelati, i çon kasetën Argatit. Të krahasosh Ramën me xhelatin është si të krahasosh engjëllin me djallin”.

Përmendja e Kanunit “Të përmendë çfarë të dojë. Nuk kam frikë nga kërcënimet”.

Akuzat për bashkëpunëtor i Millosheviç?

“Jeni gazetar, bëni një hetim. Sali Berisha mund të jetë i pari shqiptar në këtë territor që është shprehur publikisht për të drejtën e vetëvendosjes në Kosovë. E kam bërë në fjalimin e parë publik në datën e legalizimit të PD ku shpall çështjen kombëtare yllin tonë polar. 23 dhjetor 1990. Unë them se, PD do të ketë yll polar çështjen kombëtare dhe njeh të drejtën e shqiptarëve në Kosovë për vetëvendosje. Pas kësaj është PD që mori nismën e njohjes së Republikës së Kosovës në parlamentin e parë pluralist shqiptar.

Në samitin e Helsinkit, bëmë që në dokumentin kryesor të shtoihej Kosova, që trajtohej në kuadër të Serbisë me klauzolën që çështja e saj duhet të zgjidhej me dialog mes Prishtinës e BEOGRADIT me pjesëmarrjen e palës së tretë, faktori ndërkombëtar Shtator 92, Sali Berisha do të ishte i pari që do të kërkonte bombardimin e reparteve ushtarake të Serbisë. Në Mynih, kjo ishte një bombë. Mund ta gjeni te Corriere della Sera.

Nuk kërkoja bombardimin e popullsisë civile, por ushtrisë. Ajo po i bluante popujt përreth. Me presidentin Bush kam hapur për herë të parë tezën se, nëse Jugosllavia përparon nuk do të ketë kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ai më tha “Right”. Pas kësaj tërhoqi vijën e kuqe. I tha se do të bombardohesh nëse ushtria jote zbret nga Nishi në Kosovë.”, theksoi ish-Kryeministri.

Berisha, akuzë të fortë Thaçit: Mbahet peng nga 200 dosjet e vrasjes së anëtarëve të LDK-së pas lufte

200 dosjet për 200 vrasjet e anëtarëve të LDK-së pas lufte, mbajnë peng Hashim Thaçin.

Deklarata dhe akuza e fortë ndaj Presidentit të Kosovës, është bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha, gjatë debatit që po zhvillohet në emisionin “Pressing” në T7.

 “Është jashtë çdo diskutimi se Argati është peng i dosjeve të tij. Shkon për të shitur troje, e ka bazën te dosjet e Vukçeviçit.”-deklaroi z. Berisha

Ja deklarata e ish-Kryeministrit

“Baza e ngritjes ka qenë raporti i Dick Marty. Unë si kryeministër në atë kohë e denoncova raportin në OKB, në KE dhe kudo. Argati deklaroi se do e hidhte në gjyq, që nuk ndodhi kurrë. Raporti i Dick Marty kishte bazë raportin e Vukcevic, prokuror special të Beogradit. Prapë së prapë, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ne duam hetimin.

Autoritetet ndërkombëtare na kanë kërkuar të ngrihet Tribunali Special. Iu thashë hetoni në të gjithë Shqipërinë, do tju ndihmojmë. Të njëjtën gjë bëri edhe Thaçi. Natyrisht, do të ishte gjëja më e domosdoshme, të insistonte pala e interesuar që aty mos kishte diskriminim etnik. Para dy vitesh u deklarua se nuk do të ketë, por nuk mund të mohojë se krimet ndaj shqiptarëve (pas lufte) kanë qenë një nga drejtimet e kësaj gjykate.

200 dosje për 200 anëtarë të LDK të vrarë për arsye politike pas lufte. Është jashtë çdo diskutimi se Argati është peng i dosjeve të tij. Shkon për të shitur troje, e ka bazën te dosjet e Vukçeviçit".

Nxjerrja në pazar e Kosovës/ Berisha: Dhuratë e Thaçit për Vuçiç, e diskutoi me Ramën dhe Baton Haxhiun

Gjatë intervistës së tij për "Pressing" në T7, ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar përpjekjet e Hashim Thaçit për shitjen e territoreve të Kosovës, siç e quan ai.

Sipas tij, ai ka patur marrëdhënie të mira me çdo qeveri në Kosovë e Maqedoni, por nuk mund të pranonte kurrë nxjerrjen në pazar të Kosovës.

“Me çdo udhëheqës të Kosovës e Maqedonisë jam m unduar të kem raporte korrekte. Nuk mund të pranoja kurrë nxjerrjen në pazar të Kosovës.  Pas Vorio Epirit një rrezik nga i cili na ndihmuan ndërkombëtar, ky ka qenë rreziku i rradhës”. Të gjitha kanë qenë të disktuara me Zografin dhe Miladinin shqipfolës. Argat i plagosur politikisht për vdekje e nuk di çfarë flet

Sa i përket aksionit të poliisë së Kosovës në veri të vendit, Berisha u shpreh: "Ajo ishte pjesë që do ti dhurohej carit të Beogradit. Unë mbështetes çdo operacion të policisë së Kosovës për vendosjen e rregullit.  Ka një moment ky aksion. Momenti është një deklaratë e KFOR dje, që thotë e Vuçiç e dinte këtë operacion dhjetë ditë përpara. Kjo le shumë dyshime. U bë në funksion të ndihmës së padronit”.

Sali Berisha: Fatos Klosi autor i vrasjes së ish-ministrit të mbrojtjes, Ahmet Krasniqit

Ish-Kryeministri Berisha ka hedhur dritë mbi vrasjen e ish-ministrit kosovar të mbrojtjes Ahmet Krasniqi, i cili u ekzekutua në Tiranë në shtator të vitit 1997.

Berisha akuzoi direkt ish-shefin e shërbimeve sekrete Fatos Klosi si organizator të kësaj vrasje.

Ja çfarë tha z. Berisha për këtë ngjarje të rëndë

“E kam njohur dhe ruaj për të kujtimet më të mirë e më të madh. Ka qenë një burrë i rrallë fisnik. Ka ardhur në zyrën time, një herë me Bujar Bukoshin, pastaj vetëm, me kërkesën që të bashkëpunoja. Ishte burrë fisnik. ShIK-u shqiptar dhe Fatos Klosi, autori kryesor i vrasjes. Ai shoqërohej nga oficerë të SHIK gjatë qëndrimit në Shqipëri. Ahmet Krasniqi, 24 orë para, i marrin atij dhe rojeve, armët.

E çarmatosin për të ekzekutuar. Në momentin e vrasjes ka qenë dy oficerë të SHIK-ut, nuk kanë qëlluar por e kanë mbajtur për ta vrarë. 1 ose 2 të maskuar kanë qëlluar mbi. Ngjarja është kryekëput vrasje shtetërore e qeverisë shqiptare. Vrasje në pabesinë mët ëmadhe, në besën e tyre.

Autori kryesor është Fatos Klosi, që në qeverinë time ndiqej si bashkëpunëtor i dy shërbimeve të huaja. Pse nuk është zbardhur kurrë? “Sepse për fatin e keq të Shqipërisë prokurorët qëlluan qenë besnikë të PS. Kjo është vetmja arsye. Kur u bëra kryeministër jam përpjekur shumë”.

Nëse bëhet një hetim serioz del se është autori është Fatos Klosi. Dihen me emra oficerët e SHIK që kanë qenë aty, tha z. Berisha

Berisha kujton takimin me Adem Jasharin dhe flet për thirrjen e Thaçit pas vrasjes së gazetarit Ukaj

I ftuar në emisionin “Pressing” në T7, ish-Kryeministri Berisha ka kujtuar takimin me komandantin legjendat të UÇK-së Adem Jashari.

Ai hodhi poshtë pretendimet se Adem Jashari ishte arrestuar në Shqipëri ndërkohë që foli edhe për bazat e luftëtarëve kosovarë në territorin shqiptar në fillim të viteve 90.

Pjesë nga prononcimi i z. Berisha

“Kampet e stërvitjes së UCK kanë nisur në gjysmën e dytë të 1991 dhe vijuan deri në vitin 1993. Kam patur dijeni dhe janë mbrojtur në kuvertën e refugjatit. Çdo gjë ka qenë në dijeni e Bujar Bukoshit, Rugovës dhe qeverisë në Kosovë”. “

Nuk bënim asnjë veprim përveçse atyre që kërkonte qeveria e Kosovës. Këtu kishte ministri mbrojtje, financash, që të gjitha ishin në autoritetin e qeverisë së Kosovës. Nuk ka patur asnjë aktivitet jashtë kontrollit të qeverisë në Kosovë”. Arrestimet e Thaçit dhe Jasharit? “Komandati legjendar nuk ka qenë kurrë i arrestuar. Unë kam një foto me të dhe 40 e ca luftëtarë. E ka publikuar shoqata Sali Çekaj. Për rreth dy orë jam takuar me të, në fillim të viteve 90 dhe janë të ndarë të lumtur nga unë. Gjysmën e kohës do të punoj për Kosovën dhe gjysmën për Shqipërinë, iu thashë.

Një njeri është arrestuar, gabimisht, dhe është liruar, Zahir Pajaziti. U kap aksidentalisht nga rojet e kufirit në Has. E kanë burgosur, më njoftuan dhe u pyet qeveria e Kosovës. Kërkoi lirimin e tij. Kaq është historia. Ai është arrestuar për probleme ordinere. Ali Uka, shok dhome me të, u vra në mënyrë barbare. U arrestua për therjen e Ukës që punonte te Gazeta Shqiptare. Kush e vra? Nuk e di. Sigurisht që Thaçiu është thirrur, por a ka patur lidhje a jo, nuk e di”.

Berisha: Rama përçarës i Kombit! Ja pse Rugova refuzoi të vinte në Shqipëri, i kërkuan që …

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën si përcarës të Kombit.

Gjatë intervistës për T7, z. Berisha tha se “Unë, kam patur një periudhë, që në vitin 96 kam qenë për radikalizim. Ka me dhjetëra deklarata, jo vetëm publike, duke u dhënë partnerëve ndërkombëtarë se kjo ishte hakmarrje. Argati (Thaçi) shpërndante oficerë të SHIK për të sulmuar figurën e Rugovës.”.

Ai kujtoi sesi kur po kthehej nga Italia, I dërgon një faks (ministria e jashtme në Tiranë) ku i thotë Rugovës që do të vish në Shqipëri si kryetar si LDK-së, jo si i Kosovës. Rugova merr një vendim, anullon vizitën në Shqipëri e fluturon në Maqedoni. Aty e pritën në mënyrën më të jashtëzakonshme. “Sali ti kishe patur të drejtë”, më tha. E pritën si Mesia, si çlirimtar”.

Pjesë nga fjala e Berishës

“Edi Rama është një përçarës kombëtar. Ai nuk kursen as të vdekurit, as presidentin Rugova në udhëtimin e tij të parë si kryeministër në Kosovë, çka detyroi deputetët e LDK ta braktisin teksa fliste fjalimin e hartuar nga Rexhep Qosjeviç. Përçarjen kombëtare e ka platformë Edi Rama”. “Unë, kam patur një periudhë, që në vitin 96 kam qenë për radikalizim.

Ka me dhjetëra deklarata, jo vetëm publike, duke u dhënë partnerëve ndërkombëtarë se kjo ishte hakmarrje. Argati (Thaçi) shpërndante oficerë të Shikut për të sulmuar figurën e Rugovës. Edhe unë u bëja me dje se çfarë ishte kjo fushatë anti-kombëtare ndaj Rugovës. Bënin listat e vdekjes se kë do të ekzekutonin”. “Gjatë luftës në Kosovë presidenti Clinton një përfaqësues të vetin, i cili kishte qenë këshilltar i Regan, Bush dhe Clinton, ambasadori Bob Froji. Kisha miqësi me të.

Bënin propagandë të madhe kundër Rugovës, sidomos ikja në Beograd. Do të them një gjë, i them, do doja tja përcjellësh presidentit tënd, këtë betejën me Rugovën e ka të humbur. Rugova në rradhë të parë është misionar, politikan që fiton betejën me një misionar, nuk ndodh. Rugova do vinte në Shqipëri nga Italia. Çfarë i bëjnë? I dërgojnë një faks (ministria e jashtme në Tiranë) që do të vish në Shqipëri si kryetar si LDK-së, jo si i Kosovës. Rugova merr një vendim, anullon vizitën në Shqipëri e fluturon në Maqedoni. Aty e pritën në mënyrën më të jashtëzakonshme. “Sali ti kishe patur të drejtë”, më tha. E pritën si Mesia, si çlirimtar”.

Berisha: Vjedhjet klamoroze të qeverisë, rruga e Elbasanit i kaloi 300 milion eurot

Ish-Kryeministri Sali Berisha po jep një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing” në TV T7.

Duke folur për infrastrukturën e vendit Berisha akuzoi Edi Ramën se nuk ka përfunduar asnjë kilometër autostradë në dhjetëra projekte të lëna në vitin 2013.

Ai denoncoi aferat qindra milion eurosh për rrugë të papërfunduara sic është rati i Elbasanit apo prokurimi i fundit e segmentit Milot Balldren.

Pjesë nga deklarimet e Berishës

“Rama nuk ka përfunduar asnjë kilometër autostradë në dhjetëra projekte të lëna në vitin 2013. Për 7 km të papërfunduara në 6 vite, çmimi i autostradës Tiranë-Elbasan i kaloi 300 milionë eurot. Gjithçka janë vjedhje klamoroze. Shkoni shihni pak rrugën që prokuroi dje Rama, Milot-Balldren, 15 milionë euro kilometri për ta shndërruar në 4 korsi, as tunel, as urë.

Ndërkohë që bypassi i Fierit që ka disa vepra arti, ndërtohet me 2.1 milionë euro për kilometër. Inaugurimi i autostradës Prishtinë=-Shkup do të ishte gracka për Ramën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat