Ditën kur opozita proteston, në Tiranë vjen Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s - Bota Sot
Ditën kur opozita proteston, në Tiranë vjen Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Shqipëria

Ditën kur opozita proteston, në Tiranë vjen Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Më: 31 maj 2019 Në ora: 14:50
Jens Stoltenberg

Ndërkohë që opozita ka thirrur një protestë ditën e dielë, po këtë ditë Shqipërinë pritet ta vizitojë  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg do të ketë takime me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Me Ramën do të ketë një konferencë shtypi në orën 15:20.

Burimet bëjnë të ditur se një ndër çështjet që pritet të diskutohet është situata politike në vend.

Stoltenberg viziton Shqipërinë në një situatë të tensionuar, kur opozita proteston, ndërsa qeveria është e vendosur të hyjë në  zgjedhje. 

Të shtunën shumica hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa opozita ka paralajmëruar pengimin e tyre.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka refuzuar thirrjet dhe letrat e kryeministrit për dialog.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...