Nata e Kadrit/ Urimi i ish-kryeministrit: Le ti lutem Zotit të Gjithëfuqishëm për fat e shëndet në familjet tona

Shqipëria

Nata e Kadrit/ Urimi i ish-kryeministrit: Le ti lutem Zotit të Gjithëfuqishëm për fat e shëndet në familjet tona

Më: 31 maj 2019 Në ora: 21:54
Sali Berisha

Nata e Kadrit për besimtarët myslimanë është një natë të cilën Zoti e ka përzgjedhur për ta mbushur me madhështi dhe mirësi të veçanta.

Siç thuhet në Kuran, ajo është një natë më e vlefshme se njëmijë muaj, në të engjëjt e Zotit të kryesuar nga Xhebraili zbresin në dynja dhe në të përcaktohet fati i një viti për çdo njeri si edhe ajo është një natë e bereqetshme dhe mbizotëruar nga paqja deri në agim.

Në këtë natë të bekuar për besimtarët myslimanë, nuk ka munguar as mesazhi i ish kryeministrit Sali Berisha.

“Sonte Nata e Kadrit!

Miq, sonte është Nata e Kadrit, nata e fatit. Ndaj dhe ne të dashur miq le ti lutem Zotit të Gjithëfuqishëm për fat dhe shëndet në familjet tona dhe mbarësi për kombin shqiptar”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në mesazhin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat