LSI kërkesë qeverisë: Shpall urgjentisht gjendjen e jashtëzakonshme në Korçë

Shqipëria

LSI kërkesë qeverisë: Shpall urgjentisht gjendjen e jashtëzakonshme në Korçë

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 15:30
Endrit Braimllari

Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkoi qeverisë të shpallë urgjentisht gjendje e jashtëzakonshme në Korçë, ku fshatra të tëra të këtij qarku janë prekur nga tërmeti.

Në një dalje për mediat nga selia e LSI-së, Sekretari i Përgjithshëm i  kësaj partie Endrit Braimllari tha se banorët kanë nevojë për mbështetjen e strukturave shtetërore dhe jo për show politik.

Braimllari: Është koha e veprimit. Sot më shumë se kurrë banorët e zonës së Korçës që janë prekur nga fatkeqësia natyrore kanë nevojën e mbështetjes së strukturave shtetërore të cilat për fatin tonë të keq i kanë lënë në mëshirë të fatit. Atje kërkohet urgjentisht të shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe jo fasada dhe show politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat