Patozi: Zgjedhjet nuk mund të shtyhen se do vëtem njëra palë

Shqipëria

Patozi: Zgjedhjet nuk mund të shtyhen se do vëtem njëra palë

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 22:45
Patozi

Kreu i Bindjes Demokratike Patozi, ndryshe nga opozita e bashkuar, është kundër shtyrjes së zgjedhjeve.

Patozi deklaroi në Repolitix se zgjedhjet nuk mund të shtyhen se do vëtem njëra palë.

“Zgjedhjet shtyhen kur duan të gjitha palët. Presidenti nuk mund t’i shtyjë zgjedhjet vetëm se do njëra palë.

Ne jemi të përgatitur të futemi në zgjedhje dhe do futemi në këtë proces kurdo që të mbahen ato.

Ne kemi dashur që në këtë proces të jenë të gjithë aktorët”, tha Patozi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat