Politika ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur rrjetet sociale, duke postuar një foto me pamje nga xhamia.
Edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, me rastin e festës së Bajramit të Madh, u dërgoi një mesazh urimi besimtarëve myslimanë.
"Sot, kur shoqëria shqiptare është kthyer përfundimisht me mendje e shpirt drejt familjes europiane, është dita të kujtojmë se asnjë virtyt mysliman nuk vjen kundër vlerave europiane, qytetëruese e perëndimore. Shqipëria do t’i bashkohet familjes evropiane me të gjithë bukurinë, pasurinë dhe ndriçimin që buron nga mozaiku dhe diversiteti ynë fetar".
Edhe kreu i PD, Lulzim Basha zgjidhi rrjtet sociale për të uruar besimtarët: Të nderuar besimtarë e veçanërisht ju që keni agjëruar në muajin e shenjtë të Ramazanit, ju uroj nga zemra Gëzuar Fiter Bajramin! Zoti e pranoftë sakrificën dhe lutjet tuaja, sjelltë mbarësi për ju e familjet tuaja dhe e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!