Xhaçka: Do rindërtojmë të gjitha banesat e shembura nga tërmeti

Shqipëria

Xhaçka: Do rindërtojmë të gjitha banesat e shembura nga tërmeti

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 15:11
Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ishte sot në fshatin Floq, i cili u prek nga tërmetet e tre ditëve të fundit.

Xhaçka tha se është një situatë e vështirë, por premtoi se qeveria do t'i qëndrojë pranë dhe do të rindërtojë banesat e shembur dhe do të dëmshpërbleje ato të dëmtuara.

Xhaçka në Floq: Një zotim dua ta bëj, edhe në emër të qeverisë dhe të kryeministrit i cili nesër do të vijë vetë. Ne do të ngremë çdo shtëpi që është shembur dhe do të dëmshpërblejmë cdo banesë të dëmtuar për të rikthyer normalitetin në këto komunitete. 

Kjo fatkeqësi na ndodhi edhe për Bajrami. Zoti i ka sytë këtu dhe nuk ka sesi mos i kemi dhe ne, vëmendja jonë është tek këta banorë deri në rimëkëmbjen e plotë të tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat