Autostrada Tiranë-Elbasan hapet në të gjithë gjatësinë e saj

Shqipëria

Autostrada Tiranë-Elbasan hapet në të gjithë gjatësinë e saj

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Autostrada Tiranë-Elbasan nga sot është e hapur në të gjithë gjatësinë e saj.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), njoftoi se pas punës intensive të këtyre muajve ka përfunduar në kohë, një vepër shumë të rëndësishme, por të nisur pa studim gjeologjik dhe projektim shumë të varfër.

“Zgjidhëm një sërë problemesh madhore teknike dhe tashmë qytetarët kanë në funksion një rrugë me standard europiane. Autostrada Tiranë – Elbasan u hap e plotë për trafikun dhe të gjitha mjetet, në të dyja koristë e saj, pa asnjë kufizim dhe konform të gjitha normave dhe standardeve të sigurisë”, theksoi ARRSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat