Balla në DW: Negociatat do të çelen brenda këtij viti. Jemi të gatshëm për dialog me PD-në, por…

Shqipëria

Balla në DW: Negociatat do të çelen brenda këtij viti. Jemi të gatshëm për dialog me PD-në, por…

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 12:21
Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar të  Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, njëherazi edhe kryetar i grupit parlamentar gjermano-shqiptar, është aktualisht në Gjermani për të lobuar tek deputetët e parlamentit gjerman (Bundestag) që këta të votojnë pro çeljes së negociatave.

Deputetët e maxhorancës gjermane, e sidomos të partisë kristdemokrate CDU kanë perceptimet të ndryshme për çështjen e çeljes së negociatave. Qeveria gjermane  ende nuk ka dalë me një opinion zyrtar.

“Une kur i referohem qeverise gjermane i referohem kancelare Merkel, qe mbetet nje luftetare e paepur per mbajtjen gjalle te procesit te zgjerimit te BE. Une besoj se ka nje shumice te cilesuar brenda Bundestagut qe do te mbeshtese fillimin e bisedimeve me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut”- tha Balla.

“Jemi të gatshëm për dialog me PD-në, por kushtet e PD-së nuk mund të merren as në konsideratë nga ana jonë”- ka thene Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat