Përgjimet e publikuara nga “Bild”, Lleshaj për DW: S’prishin imazhin e Shqipërisë - Bota Sot
Përgjimet e publikuara nga “Bild”, Lleshaj për DW: S’prishin imazhin e Shqipërisë

Shqipëria

Përgjimet e publikuara nga “Bild”, Lleshaj për DW: S’prishin imazhin e Shqipërisë

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 14:00
Sandër Lleshaj

Një ditë më parë gazeta gjermane “Bild” publikoi në faqen e saj online disa përgjime që i përkasin “dosjes 399”. Por në një reagim për një tjetër media gjermane, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, shprehet se këto përgjime të publikuara nuk prishin imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Publikimi i videos me përgjimet në gazetën Bild nuk prish imazhin e Shqipërisë”, ka deklaruar ministri i Brendshem, Sander Lleshaj, në një interviste dhënë për DW.

Teksa shton se çështja duhet te merret me qetesi, Lleshaj thekson se është një rrjedhje e paautorizuar e informacionit hetimor.

“Shqipëria është shumë më e madhe se një rast i shkëputur i një publikimi të një përgjimi te caktuar. Sigurisht që asnjë lajm sado i vogël, që nuk është pozitiv e nuk na pëlqen se nuk i pëlqen askujt, por besoj se çështja duhet të merret me qetësi. Bëhet fjale për një çështje që është në proces hetimor. Kjo është një rrjedhje e paautorizuar e një procesi në zhvillim, duhet te presim fundin, nuk duhet të japim konkluzionet shumë herët se kam frike se i bëjmë dëm gjithë procesit”- tha Lleshaj.

I pyetur nëse ka dalë diçka tjetër që inkriminon edhe politikën, Lleshaj u përgjigj: “Ajo që është publikuar është pjesë e një dosje që po zhvillohet, pra për rastin konkret dhe përgjimet nuk janë prova, janë indicie që cojnë te provat, dhe duhet të presim që rasti të sqarohet nga organet përkatëse që po e hetojnë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...