Digjen gjatë natës makinat e kryetares së PD në Ulëz

Shqipëria

Digjen gjatë natës makinat e kryetares së PD në Ulëz

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 09:05
Ilustrim

Dy makina janë djegur gjatë natës në Ulëz të Matit, në rrethana ende të paqarta.

Bëhet fjalë për dy automjete në pronësi të kryetares së Partisë Demokratike në Ulëz.

Mjetet ishin parkuar pranë banesës së Gjelina Kalthit, duke u shkrumbuar gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes.

Kalthi është edhe administratore e Njësisë Administrative Ulëz.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes hetimet janë në vijim, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se ngjarja është e qëllimshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat