Meta në Berlin, kërkon hapjen e negociatave brenda qershorit - Bota Sot
Meta në Berlin, kërkon hapjen e negociatave brenda qershorit

Shqipëria

Meta në Berlin, kërkon hapjen e negociatave brenda qershorit

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 10:28
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Berlin ku mori pjesë në Mëngjesin e Lutjeve me temë: “Kërkojeni paqen dhe mos iu ndani asaj”.

Në një postim në Facebook, Meta tha se kërkoi hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE brenda qershorit.

"Theksova fort mesazhin për çeljen sa më shpejt të negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda qershorit,"-shkroi Meta.

Por sipas një raportimi të gazetës së njohur gjermane, Süddeutsche Zeitung" mëngjesin e së premtes (07.06) kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka bërë një refuzim të qartë kërkesës së Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

"Süddeutsche Zeitung" raporton se Merkel ka bërë të qartë, se një vendim për këtë pritet në tetor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat