Zbehen mundësitë që Shqipëria të marrë ftesë për hapjen e bisedimeve me BE-në

Shqipëria

Zbehen mundësitë që Shqipëria të marrë ftesë për hapjen e bisedimeve me BE-në

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 21:21
Johannes Hahn

Mundësitë që Shqipëria të marrë dritën jeshile për hapjen e bisedimeve për anëtarësim nga vendet anëtare, duket se po zvogëlohen gjithnjë e më shumë.

Burime diplomatike i thanë Zërit të Amerikës, se Gjermania, një nga vendet më me peshë në Bashkimin Europian pritet që të kërkojë shtyrjen e marrjes së vendimit për në vjeshtë. Sipas praktikës, qeveria gjermane do të duhet që pas publikimit të rekomandimit nga ana e Komisionit europian, t’i paraqesë Bundestagut, një raport lidhur me pozicionin e saj për vendimin që duhet marrë. Deri më sot nuk rezulton që Qeveria ta ketë ndëmarrë një hap të tillë.

Nga ana tjetër, dhe përfaqësuesë me peshë në parlamentin gjerman kanë paralajmëruar po ashtu shtyrjen, duke e motivuar këtë me kohën e pakët në dispozicion për të vlerësuar raportin e Komisionit europian. Sipas të gjitha gjasave parlamenti gjerman do të shprehet në gjysmën e dtë të muajit shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat