Shpërthimi/ Tritoli iu vu banesës së Taullaut, familjes së përfshirë në konflikt me Aldo Baren. Kur ndodhi ngjarja…

Shqipëria

Shpërthimi/ Tritoli iu vu banesës së Taullaut, familjes së përfshirë në konflikt me Aldo Baren. Kur ndodhi ngjarja…

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 09:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje te reja pas shpërthimit te tritolit mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Lushnjës, në banesën e Albert Taullaut.

Sipas të dhënave të Policisë, në banesë fatmirësisht nuk ka pasur njeri në momentin e shpërthimit e për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Para disa muajsh ai është larguar jashtë vendit së bashku me familjen e tij.

Albert Taullau është vëllai i Saimir Taullaut, të cilit në vitin 2018 u shpëtoi dy atentateve. Fatmirësisht, Taullau i shpëtoi atentatit mbrëmjen e 24 nëntorit të vitit 2018, pasi dy persona të maskuar qëlluan me breshëri drejt lokalit, te rrethrrotullimi i Plugut.

Ai mori vetëm një plumb dhe u dërgua për ndihmë mjekësore, por të nesërmen u arratis nga ambientet e spitalit. Saimir Taullau është një biznesmen i fuqishëm në qytetin e Lushnjës, ndërkohë që aktivitetin e tij tregtar e ka zgjeruar dhe në vendet fqinje si Itali e Greqi.

Familja Taullau është përfshirë në një konflikt me grupin e Aldo Bares, ku është vrarë dhe vëllai i Saimirit e Albertit, Baki Taullau.

“Në lagjen ‘Loni Dhamo’, Lushnjë, në oborrin e pasmë të banesës së shtetasit Albert Taullau, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Aktualisht, në banesë nuk banon njeri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”, tha zyrtarisht Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat