Krujë, grabitet banesa

Shqipëria

Krujë, grabitet banesa

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 09:09
Foto

Persona ende të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armëve kanë hyrë në një banesë në fshatin Tapizë të Krujës dhe kanë marrë bizhuteri dhe një sasi lekësh.

Policia e Durrësit informon se ngjarja është shënuar rreth orës 23:00 të së dielës, 9 qershor 2019.

 Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policise: "Më datë 09.06.2019, rreth orës 23:00, në fshatin Tapizë, Krujë, në  banesën e shtetasit  A.D., persona të paidentifikuar, dyshohet nën kërcënimin e një arme, kanë marrë bizhuteri dhe një sasi lekësh. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve." 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat